Bardhi zbardh detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PD: Interpelancë urgjente me Koçiun

2 months ago 6
Reklamë

Gazment Bardhi në një dalje për mediat, zbuloi diskutimet brenda mbledhjes së sotme të grupit të PD-së, ndërsa theksoi se fokusi ishte te skandali në Onkologjik. Bardhi tha se është kërkuar një interpelancë urgjente me ministren Koçiu.

“Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD. Në qendër të diskutimeve skandali i Onkologjikut. Grupi ka miratuar kërkesën për një interpelancë me ministren Koçiu, në seancën e ardhshme, për t’iu përgjigjur papërgjegjshmërinë që ka udhëhequr ministrin në trajtimin e këtij problemi. Dje ministrja, edhe për shkak të indinjimit të thellë që gjëja ka shkaktuar në popull, shprehu neveri për që që ka ndodhur, por institucionet kanë qenë të informuara në kohë për atë që po ndodhte. Skandali nuk është rast i veçuar, por një skemë e plotë e iniciuar nga drejtuesit politikë në Shëndetësi. Ministri ka pasur në dorë raportet e KLSH, ku nuk është marrë asnjë masë. Ka pasur denoncime nga opozita dhe gazetarë e ka pasur zero veprime nga MSH. Pasi vepron prokuroria nuk mund të veprosh me fjalinë kemi pushuar mjekët.Kërkesa për interpelancë, është dorëzuar sot. Secili nga ata që janë përfshirë në skemë, pasi ka dhe të tjerë, duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.

Read Entire Article