Barella tregon se kush është kundërshtari më i vështirë për Interin këtë sezon, pasi Napolin e mposhtën me lehtësi

10 months ago 41

Nicolo Barella falënderoi tifozët e Interit pasi më në fund shënoi golin e tij të parë të sezonit në fitoren dominuese ndaj Napolit me rezultat 3-0, ndërsa ai e pranoi se Juventusi është skuadra më e vështirë për të luajtur.

Nerazzurrët kthyen pozitën e parë dhe dërguan një mesazh të fortë për pjesën tjetër të Serie A duke dominuar kampionët në fuqi në fushën e tyre.

“Napoli është kampion i Italisë për një arsye, ata janë një ekip shumë i fortë, kështu që është e natyrshme që ne duhej të vuanim pak këtu”.

“Mund të falënderoj vetëm fansat, sepse në një periudhë të vështirë për mua ku gjërat nuk funksiononin, nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ata vazhduan të më mbështesnin, duke më bërë të ndihem i rëndësishëm. Këtë gol ia dedikoj gruas dhe fëmijëve të mi”.

“Ka një rrugë shumë të gjatë për të bërë, ne e pamë shumë mirë se si momentet mund të ndryshojnë një sezon. Juventusi është skuadra më e vështirë për të luajtur kundër, pasi mbyllin hapësirat dhe mbrohet mirë. Napoli ishte më i hapur dhe ne e shfrytëzuam këtë”, ka thënë Barella. /Telegrafi/

Read Entire Article