Basha-Berisha, paratë në gjyq!

4 weeks ago 9
Reklamë

Kjo është pamja që te ofron këtë mes gushti selia e Partisë Demokratike, e cila po behet gati të hyje ne vitin e 12 e saj ne opozitë.

Një baner me mbishkrimin lironi liderin e opozitës iu kujton demokratëve se duhet të janë në aksion dhe jo me pushime, por realiteti flet për të kundërtën.

Në oborrin bosh te selisë lajmin e vetëm duket se e prodhon një automjet Range Rover i parkuar, të cilën Lulzim Basha e përdorte ne kohën kur drejtonte Partinë Demokratike.

Humbja e logos dhe vulës zyrtare me vendim të formës së prerë të Apelit po shoqërohet me kosto financiare për ish-kryetarin demokrat, i cili duhet t’i dorëzojë Sali Berishës jo vetëm simbolet, por edhe asetet e tjera të blera me paratë e partisë.

Automjeti nuk është aseti i vetëm që duhet tek shkojë tek i zoti. Lulzim Basha nuk ka te drejte te “fusë” më duart as në arkën e partisë për shkak se tashmë financat e PD-se janë në proces transferimi tek organi drejtues i Partisë Demokratike, që në gjykatë rezulton të jetë Komisioni i Rithemelimit, i cili nuk ka çuar ende financierët për të marrë në dorëzim administrimin e parave pasi po ndjek te gjithë procedurat ligjore për këtë proces

Jo shumë larg selisë qendrore një tjetër godinë mban të shkruar mbishkrimin: “Partia Demokratike e Shqipërisë”. Zyrat ku Lulzim Basha ushtron aktivitetin e tij politik, prej qershorit qeraja e tyre nuk paguhet më me paratë e partisë që kontrollohen nga Sali Berisha.

Ish- kryetarit demokrat i është kërkuar të kthejë bashkë me arkën e partisë dhe simbolet, por Lulzim Basha ka vendosur të mos heqë dorë edhe për pak kohë nga ëndrra e tij për të rimarrë sërish kontrollin e partisë duke i mbajtur shpresat tek rekursi i bërë në gjykatë.(TCH)

Read Entire Article