Basha e ndal turin e takimeve në Shkodër! Bisedime me pedagogët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” për problemet në arsim

11 months ago 12
Reklamë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur mëngjesin e sotëm në Shkodër ku do të zhvillojë takime me qytetarët shkodran për problematikat që ata kanë, në kuadër të turit të tij në gjithë vendin.

Po ashtu, Basha do të njoh vendasit me prioritetet e PD që nga reforna zgjedhore deri tek lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta.

Pas kafes së mëngjesit, bisedën e parë në Shkodër, Basha e pati me një grup pedagogësh të rinj të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, për problemet me të cilat përballet sot arsimi shqiptar e në veçanti Universiteti.

Këtë mëngjes në Shkodër, në takim me pedagogë të rinj, për të diskutuar sfidat e mëdha që ka arsimi shqiptar. Edukimi i brezit të ri, modernizimi i tij, rishikimi i teksteve shkollore, në përmbajtje edhe në formë, është një nga prioritetet më të mëdha të Partia Demokratike e Shqipërisë për të ndërtuar dhe garantuar një të ardhme më të mirë”- shkruan Basha.

Top Channel

Read Entire Article