Basha inkurajon punën e SPAK për koncesionin e sterilizimit: Lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve

1 year ago 26
Reklamë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme për ish-zyrtarë të implikuar në koncesionin e sterilizimit, me vlerë 100 milion euro.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha inkurajon punën e SPAK duke theksuar se loja e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të qeverisë Rama, e cila duhet hetuar në thellësi.

 “Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike. Për vite me radhë paratë e shqiptarëve  nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj filozofie korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë. Përshëndes veprimet hetimore të SPAK dhe e inkurajoj t’i shkojnë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi!”- tha Basha.

Top Channel

Read Entire Article