Basha: Jemi gati të përballemi me PS në zgjedhje

8 months ago 22
15:16 04/02/2024

“Kemi përfunduar hartimin e programit qeverisës”

Lulzim Basha thotë se ka përfunduar hartimin e programit qeverisës dhe se PD e drejtuar prej tij ështa gati që të përballet me socialistët në zgjedhjet e ardhshme. Në takimet e zhvilluar në degën e Roskovecit dhe Patosit, Basha nuk i kurseu akuzat për mazhorancën.

“Me 140 kandidatë për deputetë gati për të nisur fushatën derë më derë jo muajin e fundit, por tani një orë e më parë. Ta kthejmë dëshirën për ndryshim në projektin për ndryshim. Partia Demokratike ka përfunduar hartimin e programit të vetëqeverisjes. Asnjë shtresë shoqërore nuk është harruar në këtë program.”

Basha nuk i kurseu akuzat as për ish-kryeministrin Sali Berisha të cilin e bën përgjegjës për përçarjen e PD.

Ai thotë se partia nuk mund të jetë në shërbim të një personi, ndërsa falenderoi demokratët që sipas tij, e kanë mbështetur edhe përgjatë përiudhës së debatit të brendshëm në selinë blu.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article