Basha nuk e përjashtoi, Gjekmarkaj: Është ambasador i qeverisë, nuk bëj pjesë në partinë e tij

11 months ago 18
Reklamë
22:46 28/09/2023

“Të hapet gara në PD, formulë federimi për opozitën”

Të gjithë ata që kanë qenë dhe janë pjesë e Partisë Demokratike duhet të gjejnë zgjidhje se si kjo parti të ringrihet dhe të bëhet më e fortë. Kështu u shpreh në studion e Klan Neës deputeti PD Agron Gjekmarkaj duke theksuar se duhet shkuar drejt ribashkimit dhe nje federimi të kësaj force politike.

“Partia Demokratike duhet të dalë nga çdo lloj bunkerizimi i vogël apo i madh dhe duhet të ndërtojë një platformë përbashkues, rithemeluese prej së vërteti, jo folklorike, të hapë garë, të ketë një lider të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe përfaqësues për të shkuar drejt një konkurimi për tu përballur me Edi Ramën në 2025. Nëse kjo nuk ndodh shpejt, pastaj dramat elektorale për mua janë te pragu i derës. Të shkohet drejt një rikonceptimi të formulave që çojnë një federimi të opozitës ku secili të ruaj autonominë dhe aksionet e veta.”

Gjekmarkaj u ndal edhe tek përjashtimet e fundit në PD nga Lulzim Basha, duke theksuar se ky i fundit mbetet kryetar i vetëshpallur, pa baza dhe pa asnjë mbështetës.

“Është një kryetar pa njerëz, pa bazë. Ka marrë peng disa letra, ka marrë ca zyra me qera, një vulë druri. Për fat të keq ka një grup të vogël deputetësh që e ndjekin, miq e kolegë edhe shumë pak njerëz kudo në Shqipëri. Në optikën time po shfaqet si një ambasador i qeverisë pranë opozitës dhe jo si një faktor opozitar. Unë nuk kam ndërmend të jem asnjëherë në partinë e tij. Po deshët bëjeni lajm që t’i shkojë në vesh. Sot pash kolegë që shkulnin mjekrën që i binin kokës me grushta, ishin shumë të shqetësuar që ai si kishte përjshtuar nga grupi dhe presin me padurim këtë përjashtim nga ana e tij.”

Ndërsa humbjen e Bashkisë së Kukësit në 14 Maj dhe në 24 Shtator, deputeti Agron Gjekmarkaj e konsideroi si dhimbje për opozitën shqiptare.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article