Basha: Po ndahet shapi nga sheqeri! PD, kërcënim i madh për këtë sistem

8 months ago 19
18:35 04/02/2024

Zhvillimet në kampin blu dhe përplasjet e forta brenda grupit parlamentar të demokratëve që kanë shumicën e deputetëve, Lulzim Basha preferon t’i lexojë si shenjë paniku që thotë se ka kapur kundërshtarët brenda familjes së tij politike.

Demokratëve të kuvendit zgjedhor të Rroskovecit u foli për një projekt politik me fytyrë njerëzore përmes të cilës pritet të sjellë ndryshimin.

“Në Shqipëri po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri! PD përbën një kërcënim të madh për këtë sistem. Ndaj furia e sulmeve që kemi përjetuar në dy vitet e fundit, që sinkronizon edhe në fjalorin që përdorin, aq sa po t’i ndryshosh zërin e të mbyllësh sytë thua që janë i njëjti person, por janë të ndryshëm që përdorin të njëjtin fjalor, kjo furi vazhdon dhe do thellohet. Mos e merrni si diçka për t’u ligështuar, por si fletë lavdërimi, si shenjë e panikut që i ka kapur”.

E teksa në Rroskovec shigjetoi të vetët, në Patos ku vijoi takimet, akuzat i vijoi edhe ndaj qeverisë, duke garantuar mbështetësit e tij se Reforma Zgjedhore dhe mbështetja ndaj SPAK-ut janë dy prioritetet kryesore të partisë që ai drejton.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article