Basha prezanton reformën zgjedhore

11 months ago 22
Reklamë
17:43 21/09/2023

Lulzim Basha prezantoi këtë të enjte në një takim propozimet e tij për reformën zgjedhore.

“Për PD, kjo nuk është thjeshtë vetëm një mundësi për të trajtuar problemet e bëra mullar nga zgjedhjet e kontestuara. Por edhe një mundësi për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re”, tha Basha.

Janë disa pika që propozon Basha. Së pari listat e hapura.


“Votuesit do të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari”, u shpreh Basha.

Më pas foli për vetingun e politikanëve, që sipas tij do të pastrojë politikën nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale.

“Vetingu i politikanëve garanton që listat e hapura të mos kthehen në ankand për pastrimin e parave kriminale.  Listat e hapura marrin kuptim nëse i japim fund pabarazisë së votës”, tha Lulzim Basha.

Së treti, sipas Bashës duhet ruajtur barazia e votës.

“Shqipëria një zonë elektorale si Kosova, në daçi si vendet e BE. Të hapur edhe për ndarje me 3 ose 4 zona elektorale.  Rëndësi të ketë barazi të votës”, u shpreh ai.

Një tjetër propozim i Bashës është vota e diasporës.

“Kanë mbaruar alibitë për të mos iu njohur të drejtën e votës shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Votimi elektronik ua mundëson këtë. Shmanget abuzimi që shkakton votimi në ambasadë apo me postë. Shpikja me regjistrin e emigrantëve, rezultoi një tjetër grykë shishje për të bllokuar votimin e tyre. Nuk ka nevojë për regjistër,  ata janë në gjendjen civile”, tha ai.

Si pikë të pestë tha se duhet një president nga populli.

“Paaftësia për mos zgjidhjen e krizave politike ka çuar në kriza kushtetuese. Duhet një president i zgjedhur nga populli”, tha ai.

Në fund, Basha tha se i duhet dhënë fund imunitetit nga ndjekja penale.

“Heqje e imunitetit parlamentar për ata që hetohen nga SPAK”, u shpreh ai./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article