Basha rendit dy kushtet për të votuar pro Amnistisë: Të tërhiqet neni që liron zyrtarët e korruptuar dhe të përfshihen të arrestuarit në protesta

6 months ago 8
Reklamë

Basha: Dëgjuam një deklarim të PS për arsyen se pse u hoq amnistia. Shpresoj të jetë pjesë e gënjeshtrave të këtyre ditëve dhe të mos jetë pjesë e pazarit të gjësë së gjallë për të peshkuar deputetë për të votuar. Përfitimi i protestuesve të PD dhe protestave qytetare është i panegociushëm.  Hapi i parë që e zgjidh këtë, është heqja dorë nga propozimet që u futën tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar. Së dyti të futën propozimet e PD për tu përfshirë në amnisti protestuesit. Është kërkesë e PD, nuk është kërkesë për negocim, nuk është negocim është e domosdoshme. Nuk ka asnjë tërheqje, ta marrin parasysh ata që kanë shumicën e votave, është qëndrimi ynë dhe i pandryshueshëm

Top Channel

Read Entire Article