“Bashkë”, Begaj takohet me Osmanin në Neë York

1 year ago 54
Reklamë
19:57 19/09/2023

Presidenti Bajram Begaj është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të tij në New York. Kreu i shtetit shqiptar ka shpërndarë një foto me Presidenten Osmani dhe e ka shoqëruar me një përshkrim të shkurtër, por shumë domethënës.

“Bashkë”, shkruan Begaj.

Në New York po mbahet një forum i nivelit të lartë politik për zhvillimin e qëndrueshëm ku marrin pjesë kryetarët e shteteve/qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në këtë takim të nivelit të lartë, që i parapriu nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Begaj do të mbajë një fjalim edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article