“Bashkëshortja të pyet kot, e ka ndarë mendjen”, Luiz Ejlli tregon se çfarë emri i pëlqen për vajzën

8 months ago 48
Reklamë

Fituesi i Big Brother VIP 2 ka rrëfyer mes emocionesh se viti 2024 do të jetë shumë i rëndësishëm për të pasi do të bëhet për herë të parë baba.

Edhe pse u insistua nga moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj, ai nuk tregoi për emrin që do t’i vendosin vajzës që pritet të vijë në jetë.

“Ju keni për ta provu edhe vetë, pjesa më e bukur në të gjithë këtë është që kur të thotë bashkëshortja, në këtë rast Kiara që thotë zemër si do ia vëmë emrin, të pyet kot, ajo e ka ndarë mendjen, gjoja kot ta dhashë një alternativë. Ju duhet të pyesni Kiarën, unë i kam thënë vetëm kaq, vetëm të jesh ti mirë, të jetë vajza mirë, unë s’do e thërras kurrë në emër sido që t’ja vesh ti, ajo do të jetë gjithmonë princesha e babës, vija ti si të të vijë më mbarë”, tha ai.

Luiz Ejlli nuk la pa prekur edhe spektaklin që e ktheu në fenomen dhe personazhin më të komentuar nga publiku.

Donaldi: E cilëson si vitin e jetës tënde 2023-shin?

“Vit i madh për mua është vetëm 2024 sepse bëhem babë, e di i madh dhe i vogël është një emocion i jashtëzakonshëm, më ka ndryshuar jetën, portë gjigante që m’u hap, kam falënderim të vecantë, që nga personi i parë që është Petrina që më ka marrë në telefon dhe të gjithë me radhë, produksioni, stafi. Në vitin 2024 do të jem me njeriun e jetës dhe me vajzën tonë. Unë e kam thënë dhe do e them prap, Top Channel për mu më ka dhënë shumë mundësi dhe më ka plotësu dëshirën. Ledionit i shkoftë sa më mbarë, jam kurioz me e pa nga ai pozicioni i drejtorit dhe se sa do e vonojnë atë pjesën, largohet sonte”, u shpreh Luizi.

Top Channel

Read Entire Article