Bashkitë duhet të investojnë tek libri

8 months ago 14
18:59 05/02/2024

Ndryshimet në ligj diskutohen në komision

Pas konsultimit publik, shtesat dhe ndryshimet në Ligjin për Librin u diskutuan sot në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mungesë të grupeve të interesit, të cilët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me ndryshimet.

Por Kryetarja e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, anëtare edhe e grupit të punës që ka propozuar ndryshimet, përmblodhi propozimet e reja, ku synohet që bashkitë e vendit të kenë një buxhet të patjetërsueshëm për të pasuruar bibliotekat e rretheve, dhe një rol më të pavarur të QKLL në mbarëvajtjen e politikave për librin.

“Përmes këtij projektligji e bëjmë të qartë që fondi që çdo vit këto bashki kanë për librin është i patjetërsueshëm”, tha Bardhyli.

Kryetarja e Komisionit, Flutura Açka, mendon ndryshe për kompetencat e institucion kombëtar të librit, ndërsa evidenton që në këto propozime duhet të ishte përfshirë edhe Gjuha Shqipe.

“Ky ligj do të vinte një linjë që do t’i jepte një tjetër autoritet flas qendrës tuaj. Ju prapë jeni apendiks i ministrisë. Unë mendoj që duke i dhënë dhe një vektor tjetër që ka të bëjë me gjuhën ne jemi në fazë alarmante të gjuhës shqipe”, tha Açka.

Ligji synon ndër të tjera, lehtësira për personat me aftësi ndryshe, shtrirje të promovimit edhe jashtë territorit të Shqipërisë, ndërsa të hënën e ardhshëm, propozimet do të diskutohen nen për nen bashkë grupet e interesit, e do të kalojë për votim në seancën plenare të datës 22 Shkurt.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article