Bayerni e harron humbjen nga Barça, e shkatërron Bochumin

3 hours ago 33

Pas disfatës që e pësoi nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, Bayern Muencheni të dielën është kthyer te fitoret në Bundesligë.

Bayerni e mposhti si mysafir Bochumin me rezultatin e thellë 5:0. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e tetë. Michael Olise dhe Jamal Musiala në minutat 16-të dhe 26-të i shënuan dy golat e parë të Bayernit.

Harry Kane në minutën e 57-të, Leroy Sane në minutën e 65-të dhe Kingsley Coman në minutën e 71-të i realizuan tre golat e tjerë. Bayerni është lider në tabelë me 20 pikë, derisa Bochumi është i fundit me një pikë.

Read Entire Article