Francesco Totti drejt rikthimit në futboll në moshën 48-vjeçare, e kërkojnë 2 klube të Serie A

2 hours ago 33

Pas deklaratave të fundit për rikthimin e tij të mundshëm në fushë në Serinë A, Francesco Totti nuk tërhiqet nga ideja e çmendur. Ish-kapiteni legjendar i Romës madje ka konfirmuar se ka hapa konkretë në këtë drejtim, teksa dy klube të kampionatit italian kërkojnë shërbimet e tij. “Po mendoj për këtë, koka ime tashmë e di përgjigjen, të shohim se si do të reagojë trupi im”, deklaroi “Pupone” nga Miami ku mori pjesë në turneun EA7 World Legend Padel Tour.

“Nuk është shaka, unë e mora gjithçka seriozisht, janë një ose dy ekipe që po më presin. Të shohim se çfarë do të ndodhë, kush e di se çfarë do të sjellë fati për ne”, shtoi më tej ish-sulmuesi i Italisë.

A do t’ju shohim fillimisht në fushë në fund të nëntorit për Ëorld Legends Padel Tour apo në fushë në Serie A të futbollit?

“Çfarë pyetjeje… le të themi se kam kohë për të bërë finalen e padelit sepse është në fund të nëntorit”.

Por ju jeni të lirë, ju mund të luani kur të doni?

“Po, por thashë që duhen të paktën dy muaj stërvitje, kështu që këto janë kushtet”.

Pra, nuk ishte shaka kur the se do të luash sërish?

“Jo nuk ishte shaka, e mora pak seriozisht, kështu që të shohim…”.

E keni tashmë në mendje ekipin?

“Ekipi është aty, janë shfaqur një ose dy ekipe. Tani le të shohim se çfarë më thotë koka ime, por mbi të gjitha trupi im. Koka e di tashmë përgjigjen, të shohim se si do të reagojë trupi… kushedi çfarë do të na presë vitin e ardhshëm”.

Read Entire Article