BE ‘kërcënoi’ Kosovën me ndëshkim, publicisti me kritika të ashpra: Kjo gjë është skandaloze!

1 month ago 7
Reklamë

Bashkimi Evropian shpreson që Kosova të dëgjojë mesazhin e bllokut dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë sa i përket vendimeve të fundit, që janë cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku e ka bërë të qartë qëndrimin sa i përket mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në Kosovë nga autoritetet, por edhe synimit të Qeverisë së Kosovës që të hapë për trafikun urën mbi lumin Ibër.

Ai tha se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në qershor të vitit të kaluar për shkak të rritjes së tensioneve në veri, janë ende në fuqi.

“Në vend të hapave që do të çonin në uljen e tensioneve, janë ndërmarrë shumë e më shumë hapa dhe vendime të njëanshme që çojnë drejt përshkallëzimit. Atëbotë thamë që masat janë progresive, ato mund të ashpërsohen apo lehtësohen varësisht nga zhvillimi i situatës. Kjo pjesë prek pjesën e parë të pyetjes, se çfarë do të bëjmë [pas vendimeve të fundit të autoriteteve në Kosovë]. Pra, kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të ashpërsohen nëse për një gjë të tillë pajtohen të gjithë akterët e BE-së”, tha Stano.

E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli publicisti Emin Azemi.

Fillimisht, ai u shpreh se për shkak të dështimit të saj në diplomaci, BE po tenton ta imponojë narrativë se kinse Kosova është “shtet i papërfunduar”.

Po ashtu, ai tha se është për të ardhur keq se si qyetarët e Kosovës duhet t’i dësgjojnë deklarata në formë diktati se si duhet të përshtat me kërësa e shtetit serb.

Image

Emin Azemi.

“Disa institucione të BE-së, sidomos diplomacia e BE-së në pamundësi për të ofruar zgjidhje kreative në tejkalimin e problemeve të hapura që ka Kosova me Serbinë, ka zgjedhur rrugën më të shkurtër, por më pak të arsyeshme: të imponojë një narrativ se gjoja Kosova është një shtet i papërfunduar, një shtet që nuk e ka mbyllur procesin e shtetndërtimit.

Është për të ardhur keq që qytetarët e Kosovës, në vend se të marrin rekomandime nga BE se si t’iu lehtësohet jeta atyre me reforma dhe zhvillim ekonomik e social, ata janë të detyruar të dëgjojnë e lexojnë për çdo ditë deklarata në formë diktati se si Kosova duhet t’i përshtatet kërkesave të Serbisë”.

Krahas kësaj, Azemi potencoi se Bashkimi Evropian do bën thirrje të çuditshme dhe aspak demokratike, të cilat as nuk i ndihmojnë zgjedhjeve të problemeve.

“Qytetarët e Kosovës bëjnë zgjedhjet e tyre sa i përket se kush do t’i përfaqësoj interesat e tyre, mirëpo nga Brukseli vijnë thirrje të çuditshme që jo vetëm se nuk janë demokratike, por ato nuk janë as në funksion të zgjiedhjes së problemeve.

Ura e Ibrit nuk është në Serbi dhe ajo lidhë dy pjesë të një qyteti në Kosovë, prandaj çdo përpjekje, ndonëse të vonuara, që këto dy pjesë të komunikojnë normal në mes veti, burimin e kanë në vendimarrje legjitime, legale, pse jo edhe demokratike”, nënvizoi ai.

Më tej, publicisti vlerësoi se Qeveria Kurti po vepron djret dhe nuk po shkel asnjë marrëveshje apo konventë.

“Kundërshtimi për moshapjen e Urës së Ibrit për automjete, që vjen qoftë nga BE, qoftë nga Beogradi, qoftë nga eksponentë të caktuar politik e mediatik në Prishtinë, nuk është asgjë tjetër pos një ‘infuzion’ shtesë për të mbajtur gjallë projektin famëkeq “bota serbe”.

Qeveria e Kosovës po bën punën e duhur dhe nuk po shkel kurrfarë konvente as marrëveshje. Përkundrazi, ajo po implementon vendimet e marrëveshjeve paraprake për hapjen e Urës së Ibrit, dhe është skandaloze të dëgjosh zëra që ende mendojnë se Kosova duhet të vazhdojë të sillet si shtet vazal kundrejt sovranitetit të saj”, nënvizoi Azemi.

Në fund, tha se hapja e urës cënon vetëm idenë e Serbisë për të të bosnjizuar Kosovën.

“Me hapjen e Urës së Ibrit nuk po cenohet kurrfarë e drejte e serbëve. Po cënohet vetëm ideja e Beogradit për të bosnjizuar Kosovën, duke e mbajtur atë gjithnjë nën ethet e destabilizimit dhe dezintegrimit.

Të gjithë ata që kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit, përfshi edhe përfaqësues të caktuar të BE-së, në fakt janë argatë të projektit serb për ta bosnjizuar Kosovën, përmes projekteve enklavizuese, që do ta bënin shtetin e Kosovës sa më pak funksional dhe sa më shumë burim pasionesh destabilizuese.

Duke e mbështetur Serbinë në përpjekjet e saj për të mbajtur Kosovën sa më të ndarë dhe sa më të fragmentarizuar, këta ithtarë të urave të mbyllura po ia lehtësojnë punët Beogradit dhe Moskës të shtrijnë ndikimet e tyre anti NATO, anti BE e anti SHBA në këtë pjesë të rajonit”, përmbylli Emin Azemi për “Bota sot”.

Read Entire Article