BE: Një parlament funksional, shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit

10 months ago 19
10:10 22/11/2023

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë.

BE rikujton se një parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE.

“Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, njoftoi BE.

Kujtojmë që seanca e së hënës zgjati vetëm 5 minuta pasi deputetët e opozitës ndezën tymuese dhe flakadanë. Megjithatë mazhoranca votoi në parim në mes të kaosit projektligjin për buxhetin 2024./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article