BE: Shqipëria progres në Reformën në Drejtësi

11 months ago 23
Reklamë
20:00 21/09/2023

“Vetingu ka dhënë rezultate të prekshme”

Bashkimi Europian ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria për reformën në sistemin e drejtësisë.

Në komentin e bërë në Vjenë pas raportit të kreut të OSBE-së për Shqipërinë, Brukseli nënvizon se sigurimi i arritjeve solide dhe të pakthyeshme, duke përfshirë edhe fushën e sundimit të ligjit, mbetet vendimtar për përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit në BE.

BE thotë se mirëpret zgjatjen e organeve të vetingut, proces që sipas saj ka prodhuar rezultate të prekshme. Raporti për Shqipërinë është komentuar edhe nga ambasadori i SHBA në Këshillin e Përgjithshëm të OSBE-së. 

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article