“Befasim” i kokave të nxehta në Beograd dhe të ca marionetave të tyre në Prishtinë e Tiranë/ Çka po paralajmëron Ramabaja me hartën e re politike?

4 months ago 12

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shpallur fajtor të enjten nga gjykata për shkak të 34 veprave penale.

Ky vendim erdhi pas diskutimeve rreth dyditore, ku 12 anëtarët e jurisë e shpallën atë fajtor duke e bërë i pari ish-president amerikan që dënohet për vepër penale.

Reagime pas këtij vendimi kanë qenë të menjëhershme, ku pos tjerëve ka reaguar edhe presidenti Joe Biden, i cili ka thënë se ka një mënyrë si të mposhtet rivali i tij.

"Ka vetëm një mënyrë për ta mbajtur Donald Trump jashtë Zyrës Ovale: Në kutinë e votimit," shkroi Biden në X.

Kurse, drejtori i komunikimit të fushatës së Biden 2024 tha se vendimi tregonte se "askush nuk është mbi ligjin", shkruan CNN.

"Donald Trump gjithmonë ka besuar gabimisht se ai kurrë nuk do të përballet me pasoja për shkeljen e ligjit për përfitimin e tij personal. Por vendimi i sotëm nuk e ndryshon faktin që populli amerikan përballet me një realitet të thjeshtë. Ka ende vetëm një mënyrë për të mbajtur Donald Trumpin jashtë i Zyrës Ovale: Në kutinë e votimit, kriminel i dënuar apo jo, Trump do të jetë kandidati republikan për president”, shkroi në një deklaratë Michael Tyler, drejtori i komunikimit të fushatës së Biden 2024.

"Kërcënimi që Trump paraqet për demokracinë tonë nuk ka qenë kurrë më i madh," shkroi Tyler. "Një term i dytë Trump do të thotë kaos, grabitje e lirive të amerikanëve dhe nxitje e dhunës politike - dhe populli amerikan do ta refuzojë atë këtë nëntor."

Në anën tjetër, ish- bashkëpunëtori i ngushë i Trump-it ka kërkuar që të mos nominonet ai në zgjedhje për president.

John Bolton, ish-bashkëpuntori i ngusht i Trump që e kishte këshilluar për siguri sa kishte qenë president ka deklaruar se dënimi i Trump është një alarm dhe se tashmë Republikanët e kanë mundësinë të mos e nominojnë për president një person të dënuar për vepër penale.

“Partia Republikane ka shansin e fundit ta ndryshojë kursin dhe të mos e nominojë një të dënuar për vepër penale për president”, ka shkruar Bolton në rrjetin “X”.

Gjersa, Bolton ka kërkuar që Partia Republikane të mos e nominojë Trump-in për president, për një rikthim të mundshëm në pushtet ka folur edhe analisti politik Sadri Ramabaja, i cili thotë se rikthimi i tij mund të përshpejtojë disa procese.

Ramabaja në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se përderisa Serbia udhëhiqet nga ky lidership që ka sot, Kosova dhe kombi shqiptar duhet të jenë vigjilent dhe të gatshëm për t’i dhënë përgjigje ndaj sprovave për rikthimin e saj në Kosovë.

Sipas Ramabajës, veriu i Kosovës është interes jetik për Kosovën dhe kombin.

“Në Strategjinë e fundit nacionale serbe të hartiuar nga mekanizmat e Sigurisë të Republikës së Serbisë, Kosova trajtohet si interes nacional serb. Ndërkaq kombi shqiptar cilësohet si armiku nr 1 i Serbisë. Për aq kohë sa Serbia udhëhiqet nga ky lidership që ka sot, Kosova dhe Kombi shqiptar do të duhej të jenë shumë vigjilent dhe të gatshëm për t'i dhënë përgjigjen meritore cilësdo sprovë që ndërmerr Serbia për rikthim në Kosovë. Agresioni i 24 shtatorit 2023 ishte përgjigjja sinjifikative që ç’brapsi planin për spostim të kufirit serbo-rus në brigjet e Ibrit. Në këto rrethana, pavarësisht rikthimit të supozuar të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Kombi shqiptar, duhet të kultivojnë raporte të mira dhe strategjike me SHBA-të, por pa cenuar interesat jetike të Kombit. Veriu i Kosovës është interes jetik i Kosovës, por edhe i Kombit”, shprehet Ramabaja.

Sipas tij, me rikthimin e Trump-it mund t’i hapet rruga integrimit të përshpejtuar dhe krijimi i Federatës shqiptare.

“Rikthimi i mundshëm i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë nuk d.t.th se pasohet me kualifikimin e marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës, siç mund të interpretojnë dashakeqësit e Kombit tonë. Përkundrazi, ai rikthim mund t'i përshpejtoi disa procese që përmbyllin hartën politike të re të Ballkanit, ku pozicioni i shqiptarëve gjithsesi do të jetë më i mirë ngase mund ta supozojnë kokat e nxehta në Beograd dhe ca marioneta të tyre në Prishtinë e Tiranë. Me rikthimin e mundshëm, megjithëse për mua të pabesueshëm, të D.Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, tek atëherë do t'i hapej rruga integrimit të përshpejtuar dhe krijimit ët Federatës Shqiptare, duke krijuar parakushtin real të përballjes reale të saj - Federatës Shqiptare - me "Botën serbe"”, deklaron analisti.

Read Entire Article