Begaj me presidentin Milanoviç: Mirënjohjeje Kroacisë për mbështetjen në rrugën drejt BE

1 year ago 27
12:41 18/10/2023

Në konferencën e përbashkët për media mes Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, dhe homologut të tij Bajram Begaj ai tha se në takimin mes tyre është folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe gjithashtu theksoi se ka shprehur mirënjohjen ndaj Kroacisë që ka mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Ndër të tjera Begaj u shpreh se kanë theksuar nevojën për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, sidomos sa i takon ekonomisë.

“Kjo vizitë më jep mundësinë që sipas traditës së mikpritjes ti kthej nderimin që më bëri në Kroaci. Dëshmon vullnetin për ta intensifikuar më shumë dialogun politik dhe për të zgjedhuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Vizita e presidentit Milanoviç në Tiranë vjen në një momënt kyç sidomos kur Shqipëeria dhe Kroacia janë faktor të rëndëishëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Zhvilluam një biedë të gjatë dhe shum miqësore ku vlerësuam bashkëpunimin politik, me fokus bashkëpunimin ekonomik.  Vlerësova se marrëdhëniet historike tradicionalisht miqqësore mes vendeve tona një rol të veçantë kanë luajtur Arbanasit e Zarës dhe diaspora e re shqiptare në Kroaci. E falenderova për mbështetjen shumë domethënëse që ai dhe institucionet i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Nënvizova se Kroacia mbetet për ne një model për tu ndjekur drejt rrugës së Bashkimit Europian. Në këtë kuadër shpreha besimin se Kroacia do të mbështesë fort procesin e zgjerimit. E sigurova Milanoviç se Shqipëria mbetet një partner i besueshëm i BE veçanërisht në kuafdër të ;politikës së jashtme dhe sigurisë. Shqipëria mbetet një partner i besueshëm i BE. Vëmendje i kushtuam nevojës së intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, duhen më shumë përpjekje për ti nxitur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.”

Gjithashtu Begaj u ndal edhe tek situate e nxehtë mes Izraelit dhe Hamasit ku bëri një lidhje edhe me situatën në veri të Kosovës ku falenderoi presidentin Milanoviç për mbeështetjen që ai i ka dhënë Kosovës

“Nënvizova se pas aktetit të Hamasit ndaj izraelit bëhet e domosdoshme që BE dhe NATO të dekurajojnë qasjen provokative të Serbisë ndaj Kosovës. E vlerësova mbështetjen që Kroacia i jep Kosovës. Që prej sulmit të 24 Shtatorit gjërat nuk janë më si më parë, dhe negociatorët duhet të kenë një qasje te re të dialogut.”/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article