Begaj mesazh për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc: Zgjedhjet në Serbi, moment i rëndësishëm për përfaqësimin politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja

10 months ago 36
11:50 16/12/2023

Ditën e diel në Serbi zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Me këtë rast, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, u ka dërguar një mesazh shqiptarëve atje.

Ai i ka inkurajuar që të marrin pjesë në votime dhe të zgjedhin kandidatët e preferuar që duan t’i përfaqësojnë në parlamentin e ardhshëm.

“Shqiptarë të Luginës së Preshevës, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc! Zgjedhjet e ditës së nesërme janë një moment shumë i rëndësishëm për përfaqësimin tuaj politik dhe mbrojtjen e të drejtave tuaja. Vetëm përmes pjesëmarrjes masive dhe zgjedhjes së kandidatëve tuaj mund ta arrini këtë. Duke shpresuar në një proces sa më demokratik, ju inkurajoj të merrni pjesë në votime e të zgjidhni kandidatët tuaj të preferuar që do t’ju përfaqësojnë në Parlamentin e ardhshëm”, tha Begaj./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article