Begaj nga Presidenca: Për shkak të tensioneve në sesionin e shkuar, doja të komunikoja me deputetët

9 months ago 43
18:44 15/01/2024

Në pamundësi që fjalën e tij ta mbante në foltoren e Kuvendit, në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, presidenti i Republikës Bajram Begaj foli nga institucioni i Presidencës. Që në nisje, kreu i shtetit theksoi se sot kishte zgjedhur t’i drejtohej drejtpërdrejtë të dyja palëve politike, për shkak të tensioneve përgjatë sesionit të shkuar parlamentar.  

“Isha përgatitur që sot t’i drejtohesha Kuvendit në sallën e seancës plenare me rastin e fillimit të sesionit të ri parlamentar. Nuk është hera e parë që presidenti i drejtohet Kuvendit me mesazh, për çdo çelje sezoni, gjeni mesazhin e presidentit. Sot zgjodha të komunikoj drejtpërdrejtë me deputetët për shkak të rrethanave që shoqëruan mbylljen e sesionit të kaluar. Pamundësia për zhvillimin e një seance normale më bën që këtë mesazh ta përcjell për politikanë dhe deputetët e Shqipërisë përmes jush. Çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë”.

Kujtojmë se Begaj nuk mundi ta mbante fjalën në sallë të Kuvendit pasi nuk u lejua nga opozita. Kjo e fundit e cilësoi praninë e tij në sallë si provokim. Gazment Bardhi tha se presidenti është në dijeni që jeta parlamentare nuk funksionon prej muajsh, ndaj praninë e tij e cilësoi si akt të rëndë. Ndërsa Flamur Noka u shpreh se me praninë e tij presidenti thelloi krizën mes mazhorancës dhe opozitës./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article