Begaj vijon vizitën në Slloveni, takime me Presidenten e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë dhe Zv/kryeministren

1 year ago 89
Reklamë

Gjatë vizitës zyrtare në Slloveni, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në një drekë pune me Zëvendëskryeministren njëherësh dhe Ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon.

Presidenti Begaj i shprehu mirënjohje Fajon për mbështetjen e vyer që ajo personalisht dhe Sllovenia i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Për Kreun e Shtetit, është e rëndësishme që të vijojë bashkëpunimi mes dy vendeve, fokusuar tek interesat e përbashkëta strategjike. Presidenti Begaj ripërsëriti nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të mirëpritur investimet sllovene.

Kreu i Shtetit gjatë vizitës shtetërore në Slloveni u takua edhe me Presidenten e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, zonjën Urška Klakočar Zupančič. Gjatë takimit, Presidenti Begaj shprehu rëndësinë që ka bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve për ndarjen e eksperiencave më të mira.

Gjatë takimit Presidenti Begaj nënvizoi se në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria vlerëson mbështetjen e institucioneve të Sllovenisë, ndaj thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit është i mirëpritur dhe i domosdoshëm.

Presidenti Begaj pati gjithashtu një takim me Kryetarin e Bashkisë së Lubjanës, z. Zoran Janković. Zhvillimi i qyteteve në mënyrë të qëndrueshme në të mirë të mirëqenies së qytetarëve dhe planetit ishin në fokus të bisedës së Kreut të Shtetit me z. Janković.

Top Channel

Read Entire Article