Bëhen virale mimikat e Blerandos kur Shqipa ia kthen të pasmet, gjersa ai i thotë se do ta godasë nëse e përsërit veprimin

9 months ago 20

Shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” kësaj jave u bë skenë e një sfide të re të organizuar nga vëllai i madh, e cila ka si qëllim të rrisë tensionet, bashkëpunimin dhe, në fund të fundit, edhe vlerën e çmimit për fituesin, deri në shifrën e majme prej 100 mijë euro. Për të arritur këtë, banorët u vendosën në provë të qëndrojnë në çifte dhe të lëvizin së bashku, pa u ndarë në asnjë moment, të hënën e ardhshme.

Rregullat ishin të thjeshta, por sfida nuk ishte aspak e lehtë. Çdo çift u fut në tuta speciale, të përgatitura posaçërisht për dy vetë, duke i detyruar ata të ndajnë hapësirën personale dhe të koordinojnë çdo lëvizje së bashku. Ky rregull i ri solli edhe momente komike, ashtu si edhe situate të sikletshme për banorët.

Një nga çiftet që u krijua ishte ai i Shqipes dhe Blerandos, të cilët tani janë të detyruar të jenë bashkë në çdo kohë dhe në çdo aktivitet brenda shtëpisë. Por jo gjithçka është aq e thjeshtë sa duket. Në një video që po bën xhiron në Twitter, Shqipes i ndodh të vendosë Blerandon në një pozicion të sikletshëm kur ajo ndërpret lëvizjen e tyre për të marrë diçka nga dollapi.

Reagimi i Blerandos është menjëherë i shpejtë dhe i mbushur me humor. Ai bën një gjest të veçantë, duke i thënë Shqipes me një tonë shakaxhi: “Nëse edhe një herë bën kështu, do të të gjuaj në të pasmet”.

Ky koment ka shkaktuar reagime të ndryshme nga shikuesit, duke përfshirë qeshje dhe komente në rrjete sociale rreth dinamikës së çiftit dhe sfidave të të qenurit kaq afër me dikë pa ndërprerje.

Prova ka qenë e vështirë për të gjithë banorët, por ka treguar edhe se sa të gatshëm janë të shkojnë për të fituar lojën. Me çmimin në lojë dhe presionin që rritet çdo ditë, banorët janë të vendosur të tregojnë se ata mund t’i përballojnë sfidat më të çuditshme që vëllai i madh ka në mendje për ta. /Telegrafi/

Read Entire Article