Bëhet virale në rrjetet sociale një fotografi e martesës së prindërve të Bebe Rexhës

9 months ago 24

Së fundmi është bërë virale një fotografi e prindërve të këngëtares së famshme shqiptare, Bebe Rexha.

Bëhet fjalë për një imazh të tyre të realizuar gjatë ceremonisë së dasmës.

Fotografia u publikua fillimisht nga vetë artistja në rrjete sociale, e që më pas u shpërnda gjithandej.

Bebe Rexha’s Albanian parents are going viral for their looks. pic.twitter.com/SUaZMoenuJ

— kos_data (@kos_data) January 9, 2024

Ata duket të kenë realizuar një dasmë tradicionale shqiptare në bazë të asaj që shihet.

E ëma e Bebes, Bukurije Rexha, shfaqet me fustan nusërie kurse babai, Flamur Rexha, me një kostum elegant të zi.

Bebe Rexha me të atin

Theksojmë që nëna e Bebes ka lindur në Amerikë, por që ka prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë.

Nga ana tjetër, babai i saj ka lindur në Dibër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshë të re. /Telegrafi/

Bebe Rexha me të ëmën
Read Entire Article