“Beleri”, Manja: Çështja i takon drejtësisë

10 months ago 15
17:31 06/12/2023

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se çështja “Beleri” i takon drejtësisë.

Pas komunikimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave, Manja është pyetur nga gazetarët nëse po e pamundëson betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit referuar akuzave të Berishës, ministri ka thënë se ka kohë që nuk e merr seriozisht kryedemokratin Berisha teksa ka shtuar se sipas tij, ky i fundit e ka humbur sensin e realitetit.

“Ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishën, ai ka kohë që e ka humbur sensin e realitetit. Çështja “Beleri” i takon drejtësisë”, u shpreh ministri Manja.

Gjatë fjalës së tij në komunikimin me gazetarët, ministri Manja është pyetur dhe për marrëveshjen me Italinë për të cilën tha nuk ka si të jetë antikushtetuese një marrëveshje që i ka kaluar të gjithë filtrat para se të nënshkruhej nga kryeministrat Rama dhe Meloni.

Ulsi Manja: Marrëveshja me Italinë është një marrëveshje, të cilës i janë bërë publike dhe arsyet e nënshkrimit. E drejta e gjithkujt ta çojë këtë marrëveshje në Kushtetuese. Nuk ka si të jetë antikushtetuese një marrëveshje që ka kaluar të gjithë filtrat. Kjo marrëveshje, ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej nga kryeministri Rama dhe Meloni.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article