“Beleri”, pa rendësi për grekët/ Anketimi, shumica e të pyeturve: Dy vendet të ecin para

2 months ago 16
Reklamë

Çështja “Beleri” nuk është e rëndësishme për opinionin publik grek. Një studim i publikuar së fundi në Athinë citon se 66 përqind e të anketuarve në Greqi konsiderojnë se dy vendet duhet të punojnë për të forcuar marrëdhëniet politike.

Koordinatori shkencor i këtij kërkimi në një intervistë për Abc Neës, i bën thirrje dy qeverie për të ulur tensionet.

“ Qytetarët grekë janë në dijeni të problemeve dhe raporteve politike mes Shqipërisë dhe Greqisë, po ashtu edhe çështjen Beleri. Por vetëm 2 nga 10 të anketuar e cilësuan këtë çështje me rëndësi”, tha Ioannis Armakolas, koordinator shkencor i kërkimit.

Pavarësisht ndasive politike, opioni publik grek për Shqipërinë ka ndryshuar. Armakolas e cilëson progresin, një meritë të shqiptarëve.

“3 nga 4 të anketuar janë përgjigjur se shqiptarët po ndihmojnë ne zhvillimin ekonomik të Greqisë. Po ashtu sipas raportit 99 përqind e të anketuarve mendojnë se qytetarët shqiptarë janë integruar në shoqërinë greke”, u shpreh më tej Ioannis Armakolas, koordinator shkencor i kërkimit.

57 për qind e qytetarëve grekë kanë mendim pozitiv për Shqipërinë, me një rritje prej 10 përqind krahasuar me pesë vite më parë.

“E kemi nisur me një situatë të vështirë në vitet 99 kur kishte probleme serioze politike, por dhe mes dy shoqërive. Shqiptarët nuk mike priteshin në Greqi, por gjërat kanë ndryshuar në 10 vitet e fundit. Tani mund të krahasohemi me vendet europiane”, Ioannis Armakolas, koordinator shkencor i kërkimit

Sot, emigrantët nga Shqipëria përbëjnë grupin më të madh të të huajve në Greqi, me thuajse 2/3 e të huajve të regjistruar që vijnë në total./Abc

Read Entire Article