“Beleri”, Rama: Nuk u paraqit në detyre, por nuk e kemi shkarkuar

10 months ago 29
15:04 24/11/2023

Kryeministri: Nëse Greqia do të bllokojë Shqipërinë, atëherë do të keni përgjigjen time.

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte edhe për çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse e ka marrë opinionin e juristëve të tij sa i takon kësaj çështje ai u përgjigj: “Opinioni që unë kam marrë është ai që më ka vendosur në këtë pozicion ku jam, që nuk e kemi vënë në lëvizje qeverinë për të shkarkuar kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës pavarësisht se nuk është paraqitur në detyrë, në kushtet e pamundësisë”.


Kryeministri theksoi se ai dhe qeveria e drejtuar prej tij nuk ka lidhje me këtë histori, e nuk përzihet me organet e drejtësisë.

“Sa i përket kërcënimit siç e quani ju apo presionit, unë e kam thënë opinionin tim, nuk dua të komentoj sa herë që pyetem sepse nuk dëshiroj që të ushqej një debat nuk qeveria nuk është palë. Ne s’kemi asnjë lidhje me këtë histori. Këtu bëhet fjalë për një individ që është arrestuar në flagrancë për blerje votash është në një proces gjyqësor në Gjykatën Kundër Korrupsion dhe Krimit të Organizuar. Është në pamundësi të bërjes së betimit sepse ligji ynë është shumë i qartë se në ç’kushte bëhet betimit. Qeveria nuk ka këtu asnjë rol për të luajtur. Mbase në të shkuarën qeveria mund ta luante atë rolin që ishte mësuar, sidomos kur ia kërkonin të huajt që t’i thoshte sistemit drejtësisë se ç’duhet bënte. Kjo është e prerë. Ne nuk ndërhyjmë për asnjë arsye, në asnjë formë në punën e institucioneve të drejtësisë, e lërë pastaj të institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK e GJKKO. Janë produkte të një përpjekje që e kemi nisur, udhëhequr, realizuar ne, reformën e drejtësisë në letër. Ndërsa në realitet duhet ta zbatojnë ata dhe ne duhet ta mbështetim duke mos u përzier në punën e tyre”.

Pyetjes nëse i druhet një bllokimi nga ana e Greqisë, Rama tha se nuk mund të shprehet për diçka që nuk ka ndodhur.   

“A mundet Greqia të bllokojë? Po edhe mundet, po pastaj? Nëse do ndodhë, kur të ndodhë do dëgjoni komentin tim. S’kam pse bëj përpara një koment për diçka që nuk ka ndodhur”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article