Ben Andoni: Protesta e 7 tetorit, mos prisni asgjë të madhe. Javën tjetër Rama është në Berlin …

1 month ago 34

Analisti Ben Andoni në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë mes pozitës dhe opozitës tha se duket sikur është prishur ajo apateia që karakterizonte punimet e parlamentit.

Andoni tha se pas disa javësh kemi buxhetin e 2025-ës, i cili duket se do të miratohet njëlloj si ai i 2024-ës që kaloi në seancë për 8 minuta.

“Njerëzit presin standardet, njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë se çfarë do të bëhet, si do të ndahen paratë public”, tha Andoni.
Lidhur me djegien e karrigeve, Andoni tha se duket sikur po digjen jo thjesht karriget e disa deputetëve, por karriget tona, pasi ato karrige përfaqësojnë qytetarët, ata që i kanë mbështetur.

Ai tha se opozita ndodhet përballë cinizmit shumë të madh të pushtetit. “Shqiptarët kanë nevojë të ndriçohen, pasi apatia është shumë e madhe”, tha Andoni.

Lidhur me protestën e 7 tetorit, ai u shpreh se nuk do të ketë asnjë surprizë.

“Mos prisni ndonjë gjë të madhe. PD ka zhvilluar protesta të mëdha dhe të nesërmen nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që Edi Rama bën udhëtime ndërkombëtare, javën tjetër është në Samitin e Berlinit, ndërsa opozita thotë prisni edhe 1 javë. Shqiptarët nuk janë budallenj, këtë duhet të kuptojë opozita dhe Rama. Shqiptarët do të bojkotojnë shumë në 2025”, tha Andoni.

Ai theksoi se gjëja më e mirë që mund të bëhej është modifikimi i Kodit Zgjedhor në mënyrë që në treg të hynin partoi të reja. “SI PD ashtu PS e kanë mbyllur ciklin e tyre. Edi Rama është në fund, por ai nuk ka lënë nga pas njerëz që mund ta kritikojnë”, tha Andoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article