TIRANE
Prej disa ditësh në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet panairi i Librit. Në këtë panair prezantohet dhe “Parajsa artificiale”, vepra më e fundit nga Ben Blushi.
Vajza e shkrimtarit Naum Prifti, Julika ka blerë plot 15 kopje të këtij libri. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ben Blushi me atë të një postimi në Facebook.
POSTIMI I PLOTE
JUJIKA BLEN 15 PARAJSA
Julika Prifti është vajza e shkrimtarit të njohur Naum Prifti një nga tregimtarët më të mirë të Shqipërisë. Julika erdhi sot në Panairin e Librit dhe bleu 15 libra Parajsa Artificiale.
Pasi i firmosa të gjitha, një nga një, e pyeta ku do i çonte 15 parajsa. Do i coj në Amerikë tha Julika, aty njerëzit kanë më shumë nevojë për parajsën se sa ju këtu në Shqipëri.
Ndoshta ka të drejtë Julika. Amerika nuk është më parajsa që ka qenë dhe Shqipëria nuk është më ferri që ka qenë.
Si një vajzë e vogël që përplas duart sa herë dikush ja plotëson dëshirën, Junika i mori librat i futi në një qese të madhe dhe iku duke qeshur siç e ka zakon.
Ndërsa unë mbeta në Panair duke nënshkruar libra për qindra lexues që kanë ardhur për të blerë Parajsën Artificiale. Ata më tregojnë emrat e tyre dhe ikin duke qeshur, njëlloj si Julika, me shpresën se kanë blerë një udhërrëfyes që tregon rrugën për të shkuar më shpejt në parajsë.
SI ai njeriu që qëndron në udhëkryq, unë jetoj me frikën se mund t’i kem drejtuar njerëzit në rrugën e gabuar prandaj sa herë jap një autograf pyes veten: a mund të shkojmë në parajsë sa jemi gjallë? A mund të arrijmë aty më shpejt përmes Inteligjencës Artificiale? Apo Zoti ka të drejtë kur na kërkon të vdesim para se të shkojmë në parajsë?
Nuk e di.
Edhe Julika mesa duket nuk e di prandaj bleu 15 parajsa.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb