Forca Operacionale në Drejtorinë e Policisë së Fierit arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim A. A., 31 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 10 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.
I riu do të transferohet në IEVP për të kryer dënimin.
Gjithashtu njoftohet se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Xh. S., 65 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin J. B., 71 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb