Benzema kërkon largimin nga Arabia

7 months ago 24
Reklamë
21:36 24/01/2024

Do të takohet me drejtuesit e klubit Al-Ittihad

Karim Benzema dhe drejtuesit e klubit Al-Ittihad Jeddah do të ulen në bisedime në një takim përfundimtar për të zgjidhur të ardhmen e lojtarit francez.

Futbollisti vijon të mos jetë i pranishëm në grumbullimin e skuadrës pasi kërkoi të rikthehej në Europë. Vendimi i tij ka hasur në kundërshtimin e klubit.

Pronarët e Al-Ittihad besojnë se mund të kthejnë atmosferën e mirë mes tij dhe skuadrës. Njëkohësisht, dëshira e Benzema për t’u larguar 6 muaj pas nënshkrimit do të ishte një reklamë negative për futbollin saudit në tërësi ku kërkohet të ruhet ecuria në rritje e nivelit të futbollit arab me shembuj profesionistësh.

Problemi është se marrëdhënia e francezit me klubin saudit do të shkonte përtej sportit, me marrëveshje të ndryshme të natyrës sociale, madje edhe fetare. Komponenti i krenarisë luan shumë në këtë përballje.

Nga ana tjetër ka klube që duan të përfitojnë nga situata për të marrë lojtarin. Në derën e tij kanë trokitur Manchester United, Arsenal si dhe Lyon.

Nuk ka ende propozime, por ekipet europiane po bëjnë testimet e tyre duke qenë të qartë të gjithë se rikthimi në Europë nuk do t’i sillte Benzema-s të njëjtat përfitime si në Arabi.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article