“Beogradi të heqë dorë nga veprimet destabilizuese”, Haradinaj reagon për vrasjen e policit në veri të Kosovës

11 months ago 20
Reklamë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të Kosovës. Përmes një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se sulmi ndaj efektivëve të policisë është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. “Ky sulm terrorist është goditje e rëndë mbi paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon!

Beogradi duhet që urgjentisht të heqë dorë nga veprimet e veta destabilizuese e luftënxitëse me pasoja të paparashikueshme jo vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë.
Është investuar shumë për paqen dhe askush nuk do të lejohet ta rrezikojë atë.
Ftoj organet tona të rendit për bashkërendim të veprimeve me KFOR dhe aleatët tanë të sigurisë të prirë nga Amerika, dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti. Rendi dhe ligji s’ka alternativë. Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për policin e plagosur!”, ka shkruar Haradinaj.

Read Entire Article