Beqaj kërkon lirinë, Gjykata e Apelit jep sot vendimin! Ish-ministri abuzoi me fondet e BE-së, ofron 5 milionë lekë garanci pasurore

1 month ago 10
Reklamë

Gjykata e Apelit pritet të japë sot vendimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të akuzuarve të tjerë, pas akuzave se kanë abuzuar me fondet e BE-së.
Seanca e shkuar zgjati disa orë, ndërsa gjyqi i sotëm pritet të nisë në orën 13:00, ku sipas gazetares Anila Hoxha pritet që në seancë të jetë i pranishëm vetëm avokati i ish-ministrit.

Si një person nën hetim për korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim dhe shkelje e barazisë në tendera Beqaj mori statusin e të paraburgosurit në muajin korrik dhe për shkak të detyrës që ka mbajtur si drejtor i përgjithshëm i SASPAK. Përmes kësaj agjencie SPAK dyshon se ish funksionari bashkë me koordinatorin Ermal Kurtulaj edhe ky në burg si dhe pesë persona të tjerë abuzuan me fondet e bashkimit europian duke tjetërsuar destinacionin e tyre

Gjatë seancës maratonë Ilir Beqaj kërkoi masë detyrim paraqitje ose alternativën e garancisë pasurore përballë pesë milionë lekëve. Por arma më e fortë e Beqajt ishte një fjalim i gjatë me prova qe gjatë gjyqit kundërshtojnë provat e SPAK të cilin e akuzon se e hetoi qëllimisht.
Ilir Beqaj kërkoi t’i shtrojë disa pyetje SPAK, por gjykata nuk pranoi duke i kujtuar atij pozitën qe ka si një person nën hetim e nga ana tjetër edhe fazën ku gjendet çështja qe nuk është në gjykim themeli. I dyshuari tjetër Ermal Kurtulaj kërkoi heqje të arrestit jo vetëm sepse sipas tij nuk ka prova por edhe sepse ka shkaqe familjare për të cilat ai duhet të jetë i pranishëm në shtëpi.

Automatikisht masa tjetër ndaj Beqaj që është detyrim paraqitje për dosjen e sterilizimit është bërë nul, mbasi ish ministri gjendet në pamundësi për të dalë para nië oficeri të premteve përsa kohë adresa e tij tanimë dihet, është qelia e paraburgimit.

Read Entire Article