Berisha, akuza Ballës për operacionin antidrogë

1 year ago 53
Reklamë
15:54 15/09/2023

Lideri demokrat fton qytetarët në protesta

Nga konferenca e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha hodhi akuza në adresë të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla lidhur me operacionin antidrogë të Policisë së Shtetit në disa qytete nga ku raportohet se janë arrestuar mbi 200 persona.

“Është listë e formuluar në zyrën e Taulant Ballës për të mashtruar popullatën dhe komunitetin ndërkombëtar. Dënoj lirimin nga Taulant Balla të shoferit të shefit të komisariatit të Librazhdit, i cili i arrestua si trafikant droge bashkë me kushëririn e tij. Lirimi i tyre tregon se çfarë bllof-operacioni është ky”, tha Berisha.

Pa komentuar nuk la edhe arrestimin e Amant Josifit në Dubai, teksa tha se hetimi i aferës prej 2.4 miliardë Euro përmes call centerave u kushtoi largimin ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano dhe atij të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

“Ish-drejtori i përgjithshëm i policisë u shkarkua në mënyrë brutale nga detyra vetëm sepse ai, informacionin që mori nga partnerët, e dërgoi në destinacionet e duhura. Helidon Bendo, edhe ai duket se largimi me urgjencë nga SHISH, ka lidhje me këtë superskandal ndërkombëtar”, u shpreh Berisha.

Gjatë u mor edhe me Kryebashkiakun Veliaj, të cilin e akuzoi se përmes një mbledhje me dyer të mbyllura të këshillit bashkiak ka vendosur t’i japë Klodian Zotos e Mirel Mërtitrit 6 milionë Euro të tjera për inceneratorin e Tiranës.

“Qytetarët duhet ta dinë se këto 6 milionë Euro, ku i ka marrë do thoni ju? 430 milionë Lekë i ka marrë nga arsimi i fëmijëve, i ka marrë nga zëri i arsimit në buxhet. I ka hequr. 130 milionë Lekë ka hequr nga fondi i emergjencës”, tha Berisha.

Për të gjitha ato që i cilësoi afera të qeverisë shqiptarët ftoi në protesta.

“Partia do nisë protestat”.

Ish-kryeministri hodhi akuza edhe në adresë të drejtësisë e cila tha se me vendimet e fundit të Kolegjit Zgjedhor është vënë në shërbim të Kryeministrit Rama.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article