Berisha: Akuzat e SPAK, politike

11 months ago 25
15:44 23/10/2023

“I gatshëm të përballem me drejtësinë”

Sali Berisha u shpreh i gatshëm për çdo hetim, duke sfiduar Kryeministrin Rama që të votojë në parlament ndryshimin kushtetues të bërë prej tij në vitin 2012 për kufizimin e lirisë së deputetit.

“Jam, kam qenë dhe do mbetem gjithë jetën i hapur. Të votohet ligji që kam çuar në vitin 2012 që të mos ketë asnjë lloj kufizimi për deputetët. Këtë ligj e kundërshtoi në mënyrë kategorike Edi Rama”.

Edhe këtë të hënë përpara gazetarëve ripërsëriti se ndalimi i tij është bërë në shkelje të Kushtetutës.

“Për sa kohë Kushtetuta nuk lejon kufizimin e lirisë së deputetit, të çfarë do lloj forme. Unë jam njeri i ligjit”.

Vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për masat e marra ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit, i cilësoi paçavure të kryeministrit.

“Ajo është një kosh me gënjeshtra, shpifje të ulëta, manipulime dhe trillime monstruoze të cilat faktojnë karakterin politik dhe amoral të masave të sigurisë të vendosura ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për fajin e vetëm se është dhëndri im”.

Privatizimin e ish-kompleksit Partizani ia faturoi socialistëve, proces që tha se nisi me Fatos Nanon, dhe ndryshimi i destinacionit u bë nga Edi Rama.

“Procesi i privatizimit të klubit “Partizani” sipas dokumenteve zyrtare nuk është nisur nga Sali Berisha, por nga Fatos Nano. Destinacionn nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama”.

Pas 17 lejeve të dhëna për ndërtimin e kullave tek ish-kompleksi Partizani, gishtin e ngriti ndaj treshes Rama-Veliaj-Basha.

“Dy leje ndërtimi i ka dhënë Edi Rama dhe janë dokumente që fshehin ata. Katër leje ndërtimi ka dhënë Erion Veliaj. Të tjera i ka dhënë Lulzim Basha”.

Pa sqaruar nuk la edhe komunikimin e bërë mes tij dhe dy ish-ministrave Bode e Ruli, të cilët e informonin për ndryshimin e metodologjisë së pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa parashikohej të bëhej 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

“Edi dhe Lindës u them sa merreni me vajzën time këshillojeni vajzën e shtëpisë. Sqarojeni se Kushtetuta nuk e lejon të marrë pjesë në tendera”.

Arrestimin e Malltezit dhe masat e marra ndaj tij i sheh si hakmarrje të kryeministrit për akuzat e ngritura ndaj familjarëve të kreut të qeverisë si të përfshirë në tendera.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article