Berisha: Ambasadat nxorrën gënjeshtar Bashën

9 months ago 57
19:40 16/01/2024

“Aktet e Ramës kërkoi t’i shesë si autorizim të ambasadorëve”

Lideri i opozitës Sali Berisha ka përshëndetur deklaratat e sotme të përfaqësive të huaja në Tiranë, të cilat sipas tij nxorrën zbuluar mashtrimet e Lulzim Bashës për reformën zgjedhore.

Duke përshëndetur demokratët që edhe këtë të martë protestuan poshtë shtëpisë së tij, Berisha tha se Basha me qëndrimin që mbajti për reformën tregoi edhe një herë se është peng i Edi Ramës.

“Ajo deklaratë e tij tregonte se çfarë shpërfytyrimi, në ç’shkallë është shpërfytyruar ky njeri, i cili shitjen e tij te Edi Rama, aktet e tij të turpshme të diktuara nga pengmarrësi i tyre, kërkoi të ua paraqesë shqiptarëve si autorizim të ambasadorëve të vendeve kryesore në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article