Berisha: Anëtarësimi në BE, i pamundur me Ramën

8 months ago 12
19:44 22/01/2024

“Brukseli të hetojë fondet e dhëna në Shqipëri”

Pranë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha është zhvilluar një tjetër tubim mbrëmjen e sotme.

Në fjalën e tij, Berisha tha se anëtarësimi në Bashkimin Europian është i pamundur me qeverinë e kryeministrit Rama.

Ish-kryeministri kërkoi nga Bashkimi Europian që të instalojë një zyrë të prorurorit të tij në vendin tonë për të hetuar shpenzimin e fondeve të BE nga Shqipëria.

Berisha bëri akuza të forta edhe për deklaratat e Ramës në lidhje me Kosovën.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article