Berisha: Arrestimi im, porosi e Edi Ramës

9 months ago 13
15:37 28/12/2023

“Nëse burgoset lideri i opozitës, çfarë mbetet këtu nga pluralizmi?”

Përpara shpalljes së vendimit të Gjykatës së Posaçme, lideri demokrat Sali Berisha nga selia e PD-së tha se kërkesa e SPAK është politike dhe si i ka pëlqyer pasi tregon dy aspekte.

“Së pari, se cili është Edi Rama. Bastard, pasardhës i një xhelati që në pamje ishte intelektual, ishte artist, por që firmoste varjen e poetit vetëm për fjalën e lirë. Arsyeja e dytë që mua më ka pëlqyer, se kjo del pak paradoks, se është dëshmi e tmerrit që ka ai nga unë. Kjo më pëlqen, të jem i sinqertë. Pastaj, se kush janë të drejtat e Sali Berishës dhe çfarë mund të bëjnë xhelatët e këtyre të drejtave, koha do e provojë”.

Ai akuzoi Ramën se me aktet e tij po tenton të kthejë opozitën në një fasadë, duke ia mohuar të gjitha të drejtat kushtetuese e madje duke ia diktuar se kush duhet të jetë lideri i opozitës.

“Kulmimi i të gjithave, në qoftë se e skualifikon atë në mënyrën më të paimagjinueshme, nga subjekt me të drejtë të pakushtëzuar për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në subjekt me të drejtë kur të dua unë, atëherë nëse ti merr vulën dhe bën pazar me logon e saj, nuk e regjistron në fletën e votimit, nuk regjistron kryetarin e saj por e burgos, e arreston, e lë në arrest shtëpie, atëherë çfarë mbetet këtu nga pluralizmi”.

Ndërsa paralajmëroi nisjen e protesta në Janar për rrëzimin e Edi Ramës.

“Protesta do të ketë në Janar. Tani është kohë beteje. Ju them këtu se do ketë protesta të fuqishme. Pse? Absolutisht jo për Sali Berishën, kurrë. Por protesta se ata shkelmojnë në mënyrën më të paimagjinueshme interesat e vendit. Arrestimi i Sali Berishës është tmerri i Edi Ramës dhe porosi e Edi Ramës. Protesta do të ketë në muajin janar, gjithçka varet nga vendimi i shqiptare për t’u përballur me diktaturën e re. Do të fillojmë në janar do të ndërpritet protesta gjer në ditën kur të përmbyset Edi Rama. Do të mobilizohen edhe më shumë dhe protesta e zëri ynë kurrë nuk mund të shuhet”.

Ndërsa shton se kujt do ia delegojë drejtimin e partisë.

“Do ia delegoj Berishës”.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article