Berisha: Beteja ime është pa kthim, do të vazhdojë deri në rikthimin e pluralizimit politik në vend

9 months ago 13
13:08 29/12/2023

Pavarësisht vendimit që pritet të marrë ditën e nesërme, Gjykata e Posaçme lidhur me masën e sigurisë ndaj tij, kryedemokrati Sali Berisha thotë se do të vazhdojë betejën e tij pa kthim deri në rikthimin e pluralizimit politik në vend. Gjatë fjalës së tij në konferencë me gazetarët, kryetari i PD-së, Berisha shprehet se në çdo rrethanë ai ka mbrojtur ligjin dhe kushtetutën.

Pyetje: Teksa jemi 1 ditë para vendimit të Gjykatës së Posaçme, ligji shqiptar ua lejon ju për të bërë disa kërkesa përsa i përket masës “arrest në shtëpi”, përkatësisht, ju lejon për të bërë kërkesë për leje të posaçme për të vazhduar punën ditën e seancës në parlament dhe e dyta që është më e rëndësishme ju lejon juve për të vendosur garanci pasurore për të qenë të lirë dhe jo në arrest shtëpie. Do t’i shfrytëzoni këto hapësira ligjore për të bërë këto kërkesa ndaj Gjykatës së Posaçme?

Sali Berisha: Qëndrimi i Sali Berishës është mbrojtja e asaj që quhet shtet ligjor, por që nuk ekziston, mbrojtja e Kushtetutës për interesin e çdo qytetari që beson se mund të gëzojë lirinë me praninë e shtetit ligjor, ndryshe ajo është iluzion. Në asnjë rast dhe rrethanë, unë nuk kam ndërhyrë në asnjë proces apo vendim, përveçse kam mbrojtur ligjin dhe kushtetutën për çdo qytetar që beson se barazia para ligjit është kushti i kushteve për të garantuar liritë e individit. Beteja ime është pa kthim dhe do të vazhdojë deri në rikthimin e pluralizimit politik në vend./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article