Berisha: Betejë pa kthim nesër në Kuvend

10 months ago 13
15:31 06/12/2023

E nesërmja pritet të sjellë një tjetër seancë të ndezur plenare, teksa në axhendën e punimeve të Kuvendit pritet të votohet nen për nen dhe në tërësi projektbuxheti për vitin 2024.

Sali Berisha paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar, duke heshtur poshtë zërat nga radhët e mazhorancës se opozita është kundër buxhetit të shqiptarëve.

Me të njëjtin skenar, atë të pamundësimit të vijimit normal të punimeve të kuvendit, demokratët do të zbresin sërish të enjten në sallën e seancave plenare, ku sikundër në punimet e të hënës ata tentuan t’i venë flakën parlamentit.

Tentativa e zjarrvënies i kushtoi përjashtimin Flamur Nokës nga punimet e Kuvendit, teksa Ministri i Brendshëm kërkoi nga organet e prokurorisë që të zbatojnë ligjin për raste të ngjashme, ku dënimi sipas Kodit Penal është me 5 vite burg.

Por duket se kaosi dhe tensionet në seancën plenare të së hënës do t’i kushtojnë përjashtimin nga komisionet dhe seancat plenare për 10 ditë 6 deputetëve demokratë, mes të cilëve Flamur Nokës, Sali Berishës, Gazment Bardhit, Edi Palokës, Elda Hotit dhe Albana Vokshit, pas kërkesës së bërë në Komisionin e Etikës nga 7 deputetët socialistë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article