Berisha: Buxheti 2024, i vjedhjes më të madhe shtetërore

11 months ago 25
19:50 15/11/2023

“Po goditet me taksa shtresa e mesme”

Buxheti i 2024 për liderin e demokratëve, Sali Berisha mund të cilësohet si ai vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë. Në një tryezë me ekspertët ekonomikë, Berisha u shpreh se më shumë fonde parashikohen të jepen për kontratat koncencionare se sa për rritjen e pagave dhe pensioneve.

“Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori, sepse përveç 400 mln eurove që i përkushtohen pasurimit përrallor të Edi Ramës dhe klanit të tij, janë rreth 140 mln euro të tjera që u përkushtohen përsëri, PPP-ve të Edi Ramës me botën e krimit. fondi i tyre këtë vit është më i madh se i gjithë fondi i rritjes së rrogave dhe pensioneve për shqiptarët”.

Ndërsa shkatërrimtare i ka cilësuar shifrat e parashikuara në buxhet për arsimin e shëndetësinë.

“Të lexosh shifrat e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë, janë shkatërrimtare, të turpshme, 2.3, 2.8 përqind. Asnjë pushtues po të ishte sot në Shqipëri, nuk do të mund të sillej në këtë mënyrë ndaj universiteteve të vendit. Kurse ky mendon se si ti shkatërrojë”.

Berisha theksoi se qeveria parashikon me këtë buxhetin goditjen e shtresës së mesme.

“Atyre u vihet një taksë e re, e cila arrin në 28 mln Euro, dhe me të cilën detyrohen mijëra zyra, shërbime të mbyllen, mijëra e mijëra prej tyre të marrin rrugët e dheut. Shtresa e mesme që është telendisur në këtë vend, nuk ka demokraci pa shtresë të mesme”.

Lideri demokrat theksoi se buxheti duhej të marrë në konsideratë shërbimet dhe qytetarët, porse sipas tij, kjo nuk ndodh dhe se në mënyrë shumë të frikshme polarizimi po shkon si askund tjetër.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article