Berisha: Buxheti i 2024-ës, vjedhja më e madhe

10 months ago 27
18:03 07/12/2023

“Ashpërsimi i Rregullores, betejë pa kthim në Kuvend”

Ndonëse këtë të enjte nuk mori pjesë në seancë plenare për shkak të përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Sali Berisha e cilësoi si buxhetin e vjedhjes, miratimin e ligjit të financave shqiptare vetëm me votat e maxhorancës në 7 minuta.

“Parlament autokratësh që ngrenë e ulin kartonat. Ky është buxhetin i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit me vjedhje dhe taksa. 400 milion euro janë parashikuar në Porto Romano, që ky të vjedhë mbi 1 milion metra katrorë truall publik dhe një shumë të konsiderueshme parash. Qytetarët numërojnë kafshatën e bukës, nuk marrin dot ilaçet”.

Nuk ka ndërmend të tërhiqet nga aksioni opozitar për bllokimin e seanca plenare, pavarësisht se kaosi në Kuvend do t’i kushtojë atij dhe të vetëve 2 muaj përjashtim pas ndryshimeve të bëra nga socialistët në rregulloren e parlamentit.

“Ai kur ka bërë grusht shteti brenda shtetit dhe merr kompetencat e parlamentit vetë në dorë, ai është i aftë të propozojë çdo ligj dhe çdo masë. Problemi është se mosbindja civile do të vazhdojë qoftë edhe me një deputet të vetëm të PD që do mbetet aty. Ai do marrë përgjigjen që meriton.”

Teksa foli për vlim, ende nuk di të thotë se kur do të ndodhë shpërthimi.

“Vlimi është vlim, shpërthimi është shpërthim. I sigurtë që do ndodhë”.

Deklaratat ish-kryeministri i bëri gjatë prezantimit të të dhënave të Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të PISA-s për nivelin e ulët, që sipas Berishës janë dëshmi flagrante e shkatërrimit dhe shpërbërjes së sistemit arsimor.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article