Berisha: Buxheti, tepsia e pushtetarëve

10 months ago 24
19:49 22/11/2023

“Edhe pse ka vendim gjykate, sterilizimi vazhdon gllabërimin”

‘Buxheti i shqiptarëve, tepsia e pushtetit’ është motoja e opozitës në takimet e saj me ekspertët, në mungesë të debateve në Parlament.

Në takimin e fokusuar në dy fushat kryesore si shëndetësia dhe arsimi, lideri i demokratëve Sali Berisha tha se buxheti i ri shënon një rënie dhe se 2/5 e fondeve shkojnë sipas tij, për aferat kriminale si sterilizimi, shërbim që kushton katër herë më shtrenjtë se në Gjermani.

“Megjithë vendimet që ka marrë gjoja gjykata, vazhdon njëlloj të gllabërojë paratë e buxhetit vetëm e vetëm se është ndërmarrje e Edi Ramës. Ju garantoj ju dhe shqiptarët se Ilir Beqaj, e asnjë Ilir Beqaj tjetër cilido që të jetë ai, nuk do të guxonte kurrë të firmoste një marrëveshje të tillë.  Pra sado që Beqaj është një hajdut parekselancë, sipërmarrësi numër 1 i kësaj afere që i shkon vendit deri tani 79 milionë Euro, pra i shkon mbi 150 milionë Euro është direkt Edi Rama. Edhe njëherë ju them nuk ka ministër, zv/kryeministër që mund të firmosë një marrëveshje të tillë. Atë e firmos vetëm në emër të kryeministrit”.

Një tjetër aferë që ky buxhet mbështet sipas Berishës është edhe check up-i.

“Shqiptarët detyrohen të bëjnë analizat ku munden, dhe me çmime, ju garantoj unë, këtu në Shqipëri analizat kanë çmimin 3-4 herë më të larta se në Gjermani. Çmime stratosferike. Pra një sektor kaq jetik është në shkatërrim e sipër. Me një buxhet që nga 5% që ishte premtuar katandiset në 1.3 %. Ndaj dhe buxheti për shëndetësinë, në fakt është një buxhet vjedhje, ndëshkimi, gjobe dhe ndëshkimi për qytetarët. Me këtë buxhet nuk garantohen shërbimet jetike, siç janë operacionet, analizat e domosdoshme në sektorin publik për qytetarin shqiptar”.

Berisha u ndal edhe fondet për arsimin, duke u shprehur se de fakto ky buxhet është ai rrënimit universiteteve. Sipas tij, universitetet po reduktohen në nivelin e shkollave të mesme.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article