Berisha del sërish bllof, politikë me Lojërat Olimpike për të sulmuar Ramën

1 month ago 8
Reklamë

Mundësi Chermen Valiev ia doli të fitonte përballë Viktor Rassadin nga Taxhikistani dhe siguroi kështu medaljen e bronztë në peshën 74kg. Kjo ishte dhe medalja e parë historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike.

Kryeministri Edi Rama nuk humbi kohë për të falenderuar Valiev, ndërsa vuri në pah se është medalja e parë në histori. Rama përmendi Komitetin Olimpik, që po punon gjatë qeverisjes së tij.

Sali Berisha nuk e priti mirë postimin e kundërshtarit politik.

Berisha e konsideroi të rremë faktin që Valiev mban medaljen e parë Olimpike në emër të Shqipërisë.

“Për gënjeshtarin në krye të Piramidës së Mashtrimit. Miq, sot kreu i piramdës së mashtrimit Edi Rama paraqiti medaljen olimpike të Valiev si medaljen e parë në historinë e vendit.

Këtij njeriu që shet injorancë, neveri dhe gënjeshtra nga mëngjesi në darkë dikush duhet t’i kujtojë se mundësi legjendë, Ymer Pampuri u kthye nga Olimpiada e Mynihut 1972 me medalje të artë!”, shkruan Berisha.

Këtu ka gabuar, pasi përmendi Ymer Pampurin. Faktikisht ky i fundit u shpall kampion në kampionatin Botëror të Mynih 1972. Madje asokohe theu rekordin Olimpik, por asgjë nuk lidhej me Lojërat Olimpike.

Nuk dihet përse i hyn këtij muhabeti, kur vetë e ka pranuar se nuk merr vesh nga sporti.

E keqja është se as ata që ka në staf, nuk marrin vesh për ta këshilluar.

Read Entire Article