Berisha: Do paraqitem në prokurori dhe gjykatë sa herë të thirrem

8 months ago 12
12:12 23/01/2024

“Nuk u mor vesh kush drejtoi më shumë pyetje, unë apo ata”

Pasi u mor në pyetje nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha pati një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh se do të paraqitet sa herë të thirret nga SPAK dhe nga gjykata. Ai theksoi se nuk ka asnjë provë ndaj tij dhe se çdo akuzë është e bazuar mbi mashtrime.

Sali Berisha: Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme dhe Edi Rama do të përfundojë në galerat e historisë, bashkë me grupet e tij të strukturuara kriminale, SKAP, gjykatën speciale etj.

Pyetje: A do të paraqiteni prapë nëse do ju kërkohet?

Sali Berisha: Sa herë të thirrem, edhe një herë zonjë. Sali Berisha ka deklaruar dhe deklaron se do paraqitet për pyetje sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok në paraqitjen time në prokurori, në gjykatë, sa herë të thirrem.

Pyetje: A kishte prova konkrete zoti Berisha?

Sali Berisha: Prova? Asnjë provë mor. Çfarë provash mor? Kishte mashtrime. Kishte riciklim të mashtrimeve. Mjeranë, që ripërsërisnin trillimet e tyre se ligji thoshin. Kur u tregova ligjin e 2004-ës dhe nenin që detyron shtetin që çdo pronë që nis të propozohet për tjetërsim, t’i jepet të shpronësuarit. Por ata kishin fshehur siç kanë fshehur qindra dokumente të tjera për të montuar piramidën politike të urdhëruar nga Edi Rama.

Pyetje: Cilat ishin pyetjet konkrete që ju drejtoi SPAK?

Sali Berisha: Nuk u morr vesh kush u drejtoi pyetje më shumë, ata mua, apo unë atyre. Tani pyetje konkrete kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. A mund të imagjinosh pyetje të tilla. Ishin aq mediokre saqë nuk mund të memorizoheshin.

Genc Gjokutaj: Pyetjet ishin jashtë procedurës. Ju duhet të dini vetëm kaq. Ardhja e zotit Berisha sot këtu ka rrëzuar masat e sigurimit të marra mbi pretekstin e mosparaqitjes në prokurori dhe kjo është rrezikshmëria e Sali Berishës ku sot i paraqitur në prokurori është në arrest shtëpie. Ka rënë komplet masa e sigurimit dhe të gjitha. Sot në prokurori nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej një prove. Ne këtë i kërkuam. Na jepni aktet, as të vjetra, as të reja.

Berisha dëshmoi për rreth dy orë në SPAK si person nën hetim për aferën me ish-kompleksin “Partizani”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article