Berisha: Do të bëjmë çdo përpjekje që Ramës t’i ndalohen ndërhyrjet në punët e brendshme të Kosovës

11 months ago 27
12:24 20/10/2023

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Berisha thotë se do të bëjnë përpjekje që të ndalohen ndërhyrjet e kryeministrit Rama në punët e brendshme të Koosvës.

Sali Berisha: PD angazhohet të punojë ngushtë me PE, do të jetë qëndrimi i vendimeve destabilizuese të Ramës dhe Vuçiçit dhe ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës. Ndërhyrjet e Ramës janë një akt tmerrësisht negativ dhe me pasoja të rënda për situatën në rajon. Përpjekjet e tij qëkur ka ardhur në pushtet, për të diktuar për llogari të Millosheviçit të ri se kush duhet të qeverisë në Kosovë, me qëllimin e vetëm, zbatimin e planeve të ndarjes së Kosvës, shqetësuese për PD. Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Ndërhyrjet e Ramës kanë ndihmuar padronin e tij pasi ai është përpjekur të çlirojë Vuçiçin nga vlerësimet reale që ekzistojnë për të dhe për ta paraqitur atë si paqebërës. Në mbështetje të kësaj rezolute, do të bëjmë përpjekje që të ndalohen ndërhyrjet e tij në punët e brendshme të Kosovës, e vështirësojnë marrëveshjen në shkallë maksimale.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka përshëndetur rezolutën e PE për Kosovën dhe Serbinë, teksa është shprehur se “Lista Serbe është njësoj si partitë e Aleksandër Vuçiçit dhe Edi Ramës”.

Sali Berisha: Jam këtu për të përshëndetur në emër të PD, rezolutën e Parlamentit Evropian kushtuar Kosovës, në të cilën, në çdo paragraf, del e qartë përgjegjësia e plotë e Serbisë në të gjitha zhvillimet konfliktuale në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, në përpjekjet e saj konstante për destabilizimin e Kosovës, në qëndrimet e saj, të cilat fund e krye orientohen drejt mbajtjes së shtetit serb në Kosovë. Mbështes plotësisht këtë rezolutë dhe e konsideroj një dokument jashtëzakonisht të rëndësishëm, zbatimi i kërkesave të të cilit, vërtet hap rrugën për normalizim apo ecje drejt normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Rezoluta me qartësi të kristaltë, kërkon hetimin e lidhjeve të Serbisë me grupin terrorist të armatosur, të stërvitur në territorin e saj, dhe të dërguar në Kosovë. Akt ky që u parapri nga një seri aktesh të tjera dhune, të nxitur nga falanga serbe, bojkote të udhëhequra nga Lista Serbe, një parti terroriste e inkriminuar në të gjitha segmentet e saj. Do më falni, por tmerrësisht simotër me partinë e Vuçiçit dhe partinë e Edi Ramës. Sepse asnjë normë demokratike ajo nuk lejoi. Udhëhiqet nga ekstremistë dhe terroristë si Radoiçiç, mban lidhje të tmerrshme me bandat dhe krimin njësoj si partia e Vuçiçit dhe partia e Edi Ramës./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article