Berisha: Do të përshkallëzojmë aksionin opozitar

10 months ago 10
19:40 03/12/2023

Ish-kryeministri pret zyrtarin e “Forza Italias

Në një takim të zhvilluar me deputetin e Forza Italia, Aleksandro Batilokio, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj opozitar.

“Një situatë kjo që e detyron Partinë Demokratike që përballë instalimit të këtij regjimi kriminal, të përshkallëzojë aksionin e saj opozitar në çdo formë dhe në çdo mjet që karakterizon trashëgiminë demokratike në gjenezë të historisë 30 vjeçare të PD-së”, ka deklaruar Berisha në këtë takim.

Zyrtari i “Forza Italia” ishte i pranishëm në Kuvendin e mbajtur më 2 Dhjetor nga Partia Demokratike. Bashkëpunimi mes dy forcave politike ishte në fokusin e bisedimeve mes Berishës dhe Batilokios.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article