Berisha do të ruhet me mbikëqyrje policore, i lejohet komunikimi vetëm me familjarët që bashkëjeton. Procedura që pritet të ndjekë ish-kryeministri

9 months ago 23

GJKKO vendosi sot masën ‘arrest shtëpie’ për ish-kryeministrin Sali Berisha. Por jo vetëm kaq, por ish-kryeministri do të ruhet me mbikëqyrje policore në banesën e tij, dhe nuk lejohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të.

Por nuk dihet ende nëse do t’i lejohet apo jo që të komunikojë përmes rrjeteve sociale, ndërkohë që avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi ishte i thatë, dhe se nuk e përcaktonte këtë fakt. Mbrojtja e tij thuhet në kërkesën e SPAK, do të bëhet me punonjës policie të shtetit.

“Me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhej në kërkesën e SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se pritet që punonjës të policisë të stacionohen jashtë derës së banesës së Berishës. Brenda 5 ditëve, avokatët e Berishës mund të apelojnë vendimin, dhe pas akimimit të kërkesës në Apel, kjo e fundit ka 10 ditë afat kohë për të vendosur për këtë çështje. Lala tha se rreth datës 15 janar mund edhe të ketë një seancë në Apel ankimimi nga zoti Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article