Berisha e Bardhi: Qëndresë të enjten në Kuvend

1 year ago 32
20:46 17/10/2023

“Rama ka asgjësuar parlamentarizmin”

Demokratët paralajmërojnë qëndresë në seancën plenare të së enjtes, pas rrëzimit që mazhoranca i bëri tre kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, përbërjes së komisionit të reformës elektorale, si dhe përjashtimit të deputetëve nga punimet e Kuvendit.

Vendimi u mor në mbledhjen e grupit, pas së cilës si Sali Berisha ashtu edhe Gazment Bardhi pohuan ashpërsim të aksionit politik në parlament.

Edhe pse Berisha e Bardhi folën për vendimmarrje ekstreme, njëzëri mohuan bojkotin e punimeve të Kuvendit, teksa ftuan kolegët e tyre që mbështesin Bashën t’i bashkohen 45 deputetëve demokratë.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article